Giter Club home page Giter Club logo

korrektor's Introduction

Korrektor i gjuhës shqipe

Ky fjalor drejtshkrimi i gjuhës shqipe është produkt i punës së vyer të gjuhëtarëve dhe të Akademive shqiptare të Shkencave, edhe pse nuk kanë dhënë kontribut të drejtpërdrejtë në përpilimin e tij.

Mbi 800 mijë fjalëforma janë përftuar nga zbatimi i rregullave të "Drejtshkrimit të gjuhës shqipe" (1973) dhe i normave të reja prej vitit 2013 e në vijim, duke analizuar "Fjalorin e gjuhës së sotme shqipe" (1980), "Fjalorin e gjuhës shqipe" (2006) dhe "Fjalorin drejtshkrimor të gjuhës shqipe" të vitit 2015. Fjalësi aktual është ndër më të pasurit për shqipen, që mundësohet falas në internet.

Me gjithë përpjekjen për të pakësuar të metat nga hedhja me dorë e rregullave dhe e zërave të fjalorit, ka vend për vërejtje. Prandaj më kontaktoni nëse vini re gabime dhe mund të më sugjeroni fjalë a kategori gramatikore që mungojnë.

Ju faleminderit hartuesve të veprave të mësipërme:

— (1980) Androkli Kostallari, Jani Thomaj, Xhevat Lloshi, Miço Samara, Josif Kole, Palok Daka, Pavli Haxhillazi, Hajri Shehu, Ferdinand Leka, Emil Lafe, Kornelja Sima, Thanas Feka, Beatriçe Keta, Agim Hidi.

— (2006) Jani Thomai, Miço Samara, Pavli Haxhillazi, Hajri Shehu, Thanas Feka, Valter Memisha, Artan Goga.

— (2015) Ali Dhrimo, Rami Memushaj.

Përdorimi

ekran2a

Ky program mund të tregojë gabimet drejtshkrimore në gjuhën shqipe. Përdoret në aplikacionet si LibreOffice dhe OpenOffice, të cilat shfrytëzojnë paketën hunspell për drejtshkrimin.

Instalimi në LibreOffice kryhet nëpërmjet "përgjegjësit të funksioneve shtesë" (Extension Manager). Fillimisht ju duhet skedari ".oxt" me variantin më të fundit të korrektorit, të cilin gjeni te Releases.

Më tej, hapni një dokument të çfarëdoshëm që është ruajtur paraprakisht në gjuhën shqipe. Gjuhën e dokumentit mund ta ndryshoni edhe vetë ndërkohë që e keni hapur (pasi të përzgjidhni të gjithë tekstin).

Dalloni fjalët e nënvizuara me të kuqe, sepse mund të ketë gabime të mundshme në shkrim ose fjalë të sakta që programi ende nuk i njeh. Kur i klikoni fjalët e nënvizuara me tastin e djathtë të mausit, ju sugjerohet si ta korrektoni fjalën e gabuar ose të shtoni çfarë mungon në fjalorin personal të LibreOffice.

korrektor's People

Contributors

bgodole avatar

Watchers

 avatar

Recommend Projects

  • React photo React

    A declarative, efficient, and flexible JavaScript library for building user interfaces.

  • Vue.js photo Vue.js

    🖖 Vue.js is a progressive, incrementally-adoptable JavaScript framework for building UI on the web.

  • Typescript photo Typescript

    TypeScript is a superset of JavaScript that compiles to clean JavaScript output.

  • TensorFlow photo TensorFlow

    An Open Source Machine Learning Framework for Everyone

  • Django photo Django

    The Web framework for perfectionists with deadlines.

  • D3 photo D3

    Bring data to life with SVG, Canvas and HTML. 📊📈🎉

Recommend Topics

  • javascript

    JavaScript (JS) is a lightweight interpreted programming language with first-class functions.

  • web

    Some thing interesting about web. New door for the world.

  • server

    A server is a program made to process requests and deliver data to clients.

  • Machine learning

    Machine learning is a way of modeling and interpreting data that allows a piece of software to respond intelligently.

  • Game

    Some thing interesting about game, make everyone happy.

Recommend Org

  • Facebook photo Facebook

    We are working to build community through open source technology. NB: members must have two-factor auth.

  • Microsoft photo Microsoft

    Open source projects and samples from Microsoft.

  • Google photo Google

    Google ❤️ Open Source for everyone.

  • D3 photo D3

    Data-Driven Documents codes.